FBI greke bastis qelitë e shqiptarëve në burgun e Domokos, mes tyre edhe atë të Alket Rizait
Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga dy makina.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se i mituri ka qenë duke kërkuar lëmoshë, dhe në momentin që është përplasur, është ulur për të marrë të hollat që i kanë dhënë shoferi i mjetit Tomorr Shukuli.
Ky i fundit nuk e ka parë të miturin që është ulur dhe e ka përplasur. Më pas trupi i të miturit është përplasur nga një tjetër mjet, nga një grua, e cila më pas ka vijuar rrugën.
Shoferi i parë është rikthyer dhe e ka transportuar fëmijën në spital, duke deklaruar se nuk e ka përplasur ai fëmijën, por për fat të keq vogëlushi ka humbur jetën.
Për këtë aksident janë vënë në pranga të dy drejtuesit e mjeteve, Tomorr Shukuli dhe Valentina Koltraku.
Top Channel