Kërkesa e SPAK për Ballukun, nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS, zbulohet agjenda
Silvio Gonzato, ambasadori i BE në Shqipëri, zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, ku në fokus ishte reforma zgjedhore.
Ambasadori tha se proceset zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Më tej ai theksoi se reforma zgjedhore është e domosdoshme për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave.
“Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim.
Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme”, shprehet Sivio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një postimi në rrjtete sociale, nga ku ka ndarë dhe foto gjatë takimit.
Top Channel