FBI-ja greke” bastisi burgun e Domokos të mërkurën në mëngjes. Nga kontrollet e kryera, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan armë të ftohta e celularë.

Një hetim u ngrit kundër të burgosurve nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Lamia për shkelje të legjislacionit për armët dhe legjislacionit mbi masat për të siguruar paqen sociale.

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe raporton se të proceduarit penalisht janë të burgosurit Dashamir Cobo, 56 vjeç nga Vlora, Andon Dvorani 61 vjeç nga Korça, Nikoll Nikolli alias Anton Gjoka 48 vjeç, Enton Ceku 55 vjeç nga Tirana, Gentian Isufi 49 vjeç nga Memaliaj, Andi Selim 44 vjeç, Alban Xhebexhiu alias Franko Sharka 35 vjeç si dhe një sirian e një rumun.

Me ndihmën e oficerëve të policisë të ekipeve operative të DAOE, EKAM dhe Nën-Drejtorisë së Lamias për Ndjekjen Penale dhe Hetimin e Krimeve, u kryen kontrolle në gjithsej 40 qeli në dy krahë, si dhe në zonat e përbashkëta të Burgut.

Gjatë kontrolleve, ndër të tjera, u gjetën dhe u sekuestruan:

* 14 thika të improvizuara,

* 5 shkopinj të bërë në shtëpi,

* teh metalik 18 centimetra i gjatë,

* copë metali e gjatë dhe e ngushtë 23 centimetra e gjatë,

* këllëf i improvizuar për thikë, i bërë nga letër, pëlhurë dhe celefon, 22 centimetra i gjatë,

* një majë metalike në formë shtize 7 centimetra e gjatë,

* thikë e improvizuar,

* 6 pajisje telefonike celulare me 6 karta SIM dhe

* 4 karikues për telefona celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB