FBI greke bastis qelitë e shqiptarëve në burgun e Domokos, mes tyre edhe atë të Alket Rizait
Dy të rinj kanë vjedhur dy televizorë në një lokal në Roskovec, e më pas janë arrestuar nga policia.
Në pranga u vunë D. Ç., 23 vjeç, dhe D. Ç., 18 vjeç, të dy banues në Roskovec.
Ndër të tjera nisi procedimi penal për 34-vjeçarin me iniciale A. P., banues në fshatin Ndërmenas, Fier, pasi ka dhënë njoftim të rremë në sallën operative të Fierit, për vjedhjen e motomjetit të tij.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 29-vjeçari me iniciale Xh. G., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka vjedhur një pompë uji në një fabrikë. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Materialet në Prokurori janë referuar edhe për një person, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 65 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel