Dhjetëra kamionë të bllokuar në Qafë Thanë, gjendet zgjidhja për mbërritjen e tyre në destinacion
25/02/2026 10:41
Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë.
Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do t’i pajisin me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se prej ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë.
Top Channel