Britania miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Moskës në 4 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, masat synojnë 300 subjekte ruse
Një shpërthim në një ndërtesë trekatëshe sot pasdite në Prun, një fshat i vogël në Verona të Italisë.
Shpërthimi ndodhi në katin e parë, duke shkaktuar shembjen e të gjithë ndërtesës. Katër persona jetonin në ndërtesë, nga të cilët tre u shpëtuan dhe një u nxor i vdekur nga rrënojat.
Katër ambulanca dhe zjarrfikës nxituan menjëherë në vendin e shpërthimit. Zjarrfikësit dhe anëtarët e Mbrojtjes Civile gërmuan me shumë kujdes, sepse ndërtesa ishte shembur plotësisht.
#Verona, intervento dei #vigilidelfuoco in corso a Negrar per l’esplosione con conseguente crollo in un fabbricato di tre piani. Le squadre, anche con personale USAR e cinofili, stanno operando per accertare se al momento dell’esplosione fossero presenti all’interno le quattro… pic.twitter.com/5HMwed6hjb
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) February 24, 2026
Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Top Channel