Rrëzimi i helikopterit në Peru/ Humbin jetën të gjithë anëtarët e bordit përfshirë edhe 7 fëmijë, shpëton vetëm qeni

24/02/2026 20:28

Një helikopter i Forcave Ajrore të Perusë u rrëzua dje në jug të vendit, duke marrë jetën e të 15 personave në bord, përfshirë shtatë fëmijë.

Në aksident shpëtoi vetëm një qen i vogël, shoqërues i nënkolonelit Javier Nole, 50 vjeç, i cili udhëtonte me gruan dhe dy vajzat e tij.

Të gjithë pasagjerët e tjerë, katër ushtarë dhe njëmbëdhjetë civilë, përfshirë bashkëshortët e ushtarëve dhe fëmijët e moshës 3 deri në 17 vjeç, humbën jetën.

Helikopteri, një Mil Mi-17 i prodhimit rus, ishte ngritur nga Pisco në rajonin Ica dhe u rrëzua pranë komunitetit Chala, në rajonin Arequipa, mbi 300 km larg pikës së ngritjes. Helikopteri ishte përdorur së fundmi për operacione shpëtimi pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB