64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

24/02/2026 09:15

Një dëshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me Mark Precin, i dyshuar për tentativën e përdhunimit të dy vajzave me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë.

Vajza e tij biologjike ka rrëfyer publikisht se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga i ati, kur ishte vetëm 7 vjeç.

Më përdhunoi edhe mua në moshën 7 vjeçare, por nuk munda të gjej forcën ta denoncoj. Kisha frikë dhe nuk munda ta bëj atëherë. E mbajta brenda meje për shumë vite dhe tani erdhi momenti që ta them. U zumë keq dhe një herë ja thashë  por tentoi të më nxjerrë të çmendur. Tani ai njeri nuk ka më të bëjë me mua dhe ndaj gjeta kurajën ta denoncoj“, rrëfehu vajza biologjike e Mark Precit, autorit të dyshuar për tentativën e  përdhunimit të dy vajzave të sëmura me  paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë pak ditë më parë.

Ndërkohë që për kapjen e tij është mobilizuar e gjithë policia helene, duket se autori i dyshuar fshihet diku në periferi të Athinës, ndërkohë që edhe autoritetet shqiptare po hetojnë nëse ka hyrë apo jo në Shqipëri në rrugë informale dhe jo nga pikat kufitare.

Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin vendas ndërsa policia greke u bën thirrje kujtdo që ka informacion për vend ndodhjen e tij, të kontaktojë me policinë lokale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB