Trazirat pas vrasjes së bosit të drogës ‘El Mencho’, Meksika rrit numrin e ushtarëve në vendngjarje për çështje sigurie

23/02/2026 16:25

Qeveria e Meksikës ka vendosur 2,500 ushtarë shtesë në pjesën perëndimore të vendit si masë ‘parandaluese’ për të frenuar një valë të mundshme dhune pas vdekjes së liderit të një prej karteleve më të mëdha të drogës.

Ministri i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, bëri të ditur se rreth 7,000 ushtarë ishin tashmë të stacionuar në shtetin Jalisco, ku operon karteli Cartel de Jalisco Nueva Generacion (CJNG). Sipas tij, prania ushtarake në këtë zonë do të përforcohet për të garantuar sigurinë.

Udhëheqësi i kartelit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u vra gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar një ditë më parë.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi në një konferencë për shtyp se në operacion nuk pati përfshirje të forcave të Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por theksoi se ka pasur shumë shkëmbim informacioni mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB