I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari nga Shkodra
Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur rreth situatës së aksit Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave.
Ai u shpreh se rrëshqitja është aktive dhe se mbetet e rrezikshme. Kozeli shtoi ndër të tjera se po bëjnë një verifikim terreni për të parë rrugët sekondare, që do të jenë vetëm për makinat dhe mjetet e emergjencës.
“Rruga nuk është e sigurt fatkeqësisht, ndaj edhe perimetri i sigurisë është më lart se dita e djeshme. Patëm shpresë që rezultatet paraprake të sondave do të na lejonin një konsolidim të bypass-it që ndërtuam në kohë rekord, por situata sot është komplet tjetër. Ka një rrëshqitje aktive fatkeqësisht, që me hapjen e motit dhe veprimtarinë e djeshme shpresuam që kishte përfunduar, por rezulton aktive.
Tani që u afruam në zonë, rezultuam që është aktive është lehtësisht e verifikueshme dhe shumë e rrezikshme. Nuk ka afate. Jemi në pritje të raportit të shërbimit gjeologjik, do të na ndihmojë me rekomandimet për zgjidhje. Rrëshqitja aktive e bën të domosdoshme që duhet të lirohet zona. Ose do të ndodhi natyrisht ose do të bëjmë një pastrim të komanduar. Po bëjmë një verifikim terreni për të parë rrugët sekondare, që do të jenë vetëm për makinat dhe mjetet e emergjencës”, tha kreu i ARRSH.
Top Channel