Kushtetuesja pranoi kërkesën e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do vijojmë me ato që kemi, gati ndryshimet të tjera
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për qëndrimin e 5 anëtarëve të PD-së në Këshill.
Ai shprehu se avokatët e Ballukut ndihmuan sot Këshillin në përparimin drejt marrjes së një vendimi për kërkesën e SPAK dhe shtoi se në konkluzion 5 anëtarët e PS-së refuzuan ta aprovonin atë.
“Po iu them atë që tha prokuroria, në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese, ajo rrezikonte dënim prej 10 vitesh, sot që flasim prokurorët shprehen së rrezikon 35 vite. Prokurorët na kanë vendosur në dispozicion se si Balluku siç u shprehën ata është munduar të shkatërrojë provat me dy forma, forma e parë përmes ‘të fortëve’, pra kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë dhe së dyti përmes zyrtarëve të lartë, anëtarë të kabinetit të Ballukut, të cilët kërcënonin me heqje nga puna jo vetëm dëshmitarët, por edhe prindërit apo familjarët e tyre. Së dyti me para për të heshtur dëshmitarët.
Prokuroria konfirmoi që nuk bëhet fjalë vetëm për persona të pandehur, por për dëshmitarë dhe për shkak të dijenisë së Ballukut që ata do të thirren për të dëshmuar ata janë intimiduar përmes të fortëve dhe përmes zyrtarëve të lartë. Dua të nënvizoj që avokatët e zonjës Ballukun e ndihmuan Këshillin për marrjen e një vendimi.
Prokurorët konfirmuan që hetimet kanë hyrë në fazë intensive, ku pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera. U qartësua nga Prokuroria që çështja në Kuvend nuk ka lidhje me atë në Gjykatën Kushtetuese. Pra zvarritja u bë për të penguar drejtësinë. Ata nuk ishin të gatshëm të votonin pro kërkesës së dhënë nga prokuroria. Deri tani kemi folur për procedura ashtu si prokuroria, sot prokuroria foli për dëm të rëndë ekonomik ndaj buxhetit të shtetit”, u shpreh Bardhi.
Top Channel