Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur.

Ndërkaq për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB