Këshilli i Mandateve mblidhet për Ballukun, mbërrijnë në Kuvend avokatët e zv.kryeministres dhe prokurorët e SPAK Dy persona në Vlorë janë vënë në pranga pasi iu gjetën 57 kilogramë kanabis.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood”, u sekuestruan rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.
Në pranga u vunë F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në Mavrovë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
“Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel