Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, autorët marrin kompjuterat dhe arratisen 25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa.
Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët, ruajtja e natyrës dhe biodiversitetit, ata kanë arritur të mbjellin plot 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe shpresë për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo fidan i mbjellë është një akt përgjegjësie, një investim për brezat që do të vijnë.
Pietro, i ardhur nga Italia, tregon se për të përfshirë komunitetin vendas në këtë nismë janë organizuar edhe dëgjesa publike, por pjesëmarrja ka lënë për të dëshiruar. Megjithatë, mesazhi i tij mbetet i qartë dhe i fortë: “Lumi i lirë.”
“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të punojmë kaq mirë këtë javë. Kishim më shumë se 20 vullnetarë. Arritëm të mbjellim më shumë se 3000 fidanë në tokat e mbrojtura me rrjet nga të gjitha kafshët shtëpiake. Objektivi është të pyllëzohet gjithë zona, pasi e ka humbur atë për shkak të zjarreve të qëllimshme dhe prerjeve ilegale!”
Në brigjet e Vjosës sot po ndërtohet një histori solidariteti ndërkombëtar, ku të rinj nga kultura e vende të ndryshme punojnë krah për krah për të mbrojtur një pasuri natyrore që i përket jo vetëm Shqipërisë, por gjithë Evropës.
Top Channel