LIVE/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, PS: Pezullimi, i mjaftueshëm. Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

23/02/2026 15:31

Këshilli i Mandateve u mblodh sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, mbledhje e cila përfundoi pas orës 15:00.

PD doli me një raport drejtuar Kuvendit ku kërkon që në seancë plenare të votohet pro heqjes së imunitetit të zv. kryeministres, ndërsa PS nga ana tjetër tha se mjafton masa që ka për hetimin dhe se raporti i tyre do të hartohet pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

SPAK u përfaqësua në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Ndërsa zv.kryeministrja Balluku u përfaqësua nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

15:39 “PS nuk ra dakord që të aprovohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut”, Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për qëndrimin e 5 anëtarëve të PD-së në Këshill.

Ai shprehu se avokatët e Ballukut ndihmuan sot Këshillin në përparimin drejt marrjes së një vendimi për kërkesën e SPAK dhe shtoi se në konkluzion 5 anëtarët e PS-së refuzuan ta aprovonin atë.

15:28 “Mjafton masa që ka për hetimin”, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve, teksa shtoi se do duhet të respektohet kushtetuta, sa i takon prezumimit të pafajësisë.

14:14 “Balluku zbatoi masën e pezullimit, dorëzoi çdo dokument personal”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ekziston mundësia për prishjen e provave

Po mbahet sot mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mbrojtja e Ballukut gjatë mbledhjes, ka mohuar çdo mundësi për arratisje apo prishje provash nga ana e zv. kryeministres.

13:33 “Çfarë faktesh konkrete keni?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun

Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.

Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.

13:09 U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB