Kushtetuesja shfuqizoi vendimin për 11 komisionet parlamentare, Balla: Presim zbardhjen e plotë, ndarja aktuale nuk ndryshon

23/02/2026 17:14

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet me numrin e Komisioneve Parlamentare.

Pas këtij, vendimi, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shprehet se nuk gjen dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e ‘të drejtës së shprehjes’, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, shkruan Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB