Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve
Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Ndërsa zv.kryeministrja Balluku përfaqësohet nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.
Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura.
Prokurorët janë larguar, ndërsa mbledhja në Këshill vijon prej orësh.
Partia Demokratike zbardhi për mediat një pjesë të përgjigjeve që ka marrë nga Prokurorët e SPAK.
Sipas demokratëve Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. “Po ashtu, prokuroria informoi se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar), kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave”, thuhet në një informacion të shpërndarë nga zyra e PD.
Burimet në mbledhje i thanë gazetarit Muhamed Veliu se prokurori Prençi e ka përgënjeshtruar Gazmend Bardhin duke i thënë se fjalë “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e saj, jo persona të tjerë.
Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.
Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”
Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë, teksa është edhe në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Po mbahet sot mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mbrojtja e Ballukut gjatë mbledhjes, ka mohuar çdo mundësi për arratisje apo prishje provash nga ana e zv. kryeministres.
Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.
Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.
SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.
Top Channel