I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, ish-ministri britanik Peter Mandelson arrestohet për shpërdorim detyre
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të një sulmi nga Iran, gjatë një fjalimi në Knesset.
“Nëse Irani bën gabimin më të madh në historinë e tij dhe sulmon shtetin e Izraelit, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata as nuk mund ta imagjinojnë”, deklaroi Netanyahu.
Ai theksoi se vendi po kalon ditë komplekse dhe sfiduese, duke shtuar se situata mbetet e paparashikueshme.
“Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, u shpreh kryeministri.
Netanyahu nënvizoi gjithashtu se, sipas tij, gjatë dy viteve e gjysmë të fundit Izraeli ka arritur të shmangë kërcënime të shumta ndaj qytetarëve të tij.
“Izraeli nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë më e ngushtë”, tha ai.
Në përfundim, kryeministri theksoi se vendi mbetet në gatishmëri të plotë.
“Ne jemi plotësisht vigjilentë dhe të përgatitur për çdo skenar”, përfundoi ai.
Top Channel