Vritet lideri i kartelit të fuqishëm të drogës në Meksikë, SHBA reagon: Një lajm i mirë për të gjithë botën

22/02/2026 21:16

Qeveria e Meksikës njoftoi se lideri i kartelit “Jalisco New Generation Cartelhet”, Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantesnga u vra të dielën pas një operacioni të udhëhequr nga ushtria meksikane.

Sekretariatit i Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se operacioni u zhvillua në qytetin Tapalpa, në shtetin perëndimor të Jalisco-s, ku anëtarë të kartelit shkëmbyen zjarr me forcat qeveritare. Katër anëtarë të CJNG u vranë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Oseguera dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë dhe humbën jetën gjatë transportit me aeroplan drejt Mexico City.

Tre pjesëtarë të ushtrisë meksikane u plagosën gjithashtu dhe u dërguan për trajtim në spitalin e Mexico City.

Operacioni shkaktoi një valë dhune në shtetin Jalisco, i cili do të presë katër ndeshje të Kupës së Botës në qershor. Grupi i krimit të organizuar dogji autobusë, bllokoi rrugë dhe u përplas me autoritetet, sipas guvernatorit të Jalisco-s, Pablo Lemus Navarro.

Gjatë operacionit, Lemus u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe njoftoi pezullimin e transportit publik deri sa situata të stabilizohet. Sipas guvernatorit, dhuna u përhap në të paktën pesë shtete dhe qytetarët u paralajmëruan të shmangin udhëtimet në rrugë kryesore.

Oseguera ishte i kërkuar nga autoritetet amerikane, të cilat kishin vendosur shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacion që çonte në arrestimin e tij. Në vitin 2022, Departamenti i Drejtësisë e akuzoi për udhëheqjen e prodhimit dhe shpërndarjes së fentanylit për import në SHBA.

Organizata e tij kishte veprimtari në shtetet Jalisco, Colima dhe Veracruz dhe prezencë në zona të tjera. Christopher Landau, zëvendëssekretar i Shtetit amerikan, e përshkroi vdekjen e Oseguera-s si një “lajm të madh për Meksikën, SHBA, Amerikën Latine dhe botën”, duke shtuar se ndiqte me shqetësim skenat e dhunës në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB