U hodh në Kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin/ Shpëton mrekullisht i riu vullnetar që u angazhua për gjetjen e trupit, iu përmbys gomonia
22/02/2026 11:06
Një 22-vjeçar i cili doli vullnetar për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit të zhdukur në Kanionet e lumit Osum, është shpëtuar mrekullisht pasi iu përmbys gomonia.
I riu me iniciale Xh. K., i cili ishte bashkuar në mënyrë vullnetare me grupin e kërkimit për gjetjen e personi të humbur, mbeti i bllokuar një ditë më parë.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren të vështirë, në orën 04:45 të mëngjesit të sotëm, kërkuesi vullnetar u nxor nga shkëmbi ku kishte mbetur i izoluar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
42-vjeçari, me iniciale, I. K., dyshohet se mund të jetë hedhur në Kanionet e lumit Osum, teksa ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.
Top Channel