Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se…

22/02/2026 22:57

Një alpinist 50-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një ortek në zonën e skive Merano 2000 në Itali në zonën e Qafës Missensteiner.

Pas njoftimit për moskthimin e tij, ekipet e shpëtimit mes 50 dhe 70 efektivë nga Merano, Lana dhe Sarentino, ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Në operacion u përdorën njësi qensh, sonda dhe helikopterë të pajisur me sistemin e gjurmimit Recco.

Ndërkohë një tjetër alpinist humbi jetën në një lartësi rreth 3,000 metrash, në shpatet e Becca di Nana, në Lugina e Aostës. Kërkimet nisën pasi ai nuk u kthye në luginë, duke shtyrë bashkëshorten e tij të kërkonte ndihmë.

Ekipi i shpëtimit të Luginës së Aostës dhe njësia e Guardia di Finanza në Cervinia ndërhynë për nxjerrjen e trupit, i cili u transportua me helikopter drejt luginës. Viktima u identifikua si Stefano Poli, banor i Lombardisë, i cili kishte nisur në mëngjes për një ekskursion solo me ski-alpinizëm.

Këto incidente ndodhin vetëm disa ditë pas një tjetër orteku në Luginën e Aostës, në një lartësi rreth 2,500 metrash poshtë Punta Leysser, në komunën e Saint-Nicolas. Në atë rast, një grup alpinistësh gjermanë u përfshi nga orteku ku dy prej tyre u nxorën të gjallë dhe u dërguan në spital, ndërsa një 54-vjeçar ndërroi jetë disa orë më vonë për shkak të hipotermisë së rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB