Pakistan-Afganistan, prag lufte/ Sulm ajror kundër Talebanëve, 13 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur

22/02/2026 15:33
Getty Images

Pakistani nisi një sulm ajror në Afganistan në orët e para të mëngjesit të së dielës.

U goditën disa vende përgjatë “Vijës Durand”, që është edhe kufiri midis dy vendeve. Sipas burimeve të sigurisë, u vranë të paktën 13 militantë nga “Tehrik Taliban” një organizatë militante xhihadiste.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Pakistanit shënjestruan vende të dyshuara për strehim të militantëve xhihadistë në Afganistanin lindor dhe juglindor.

Burime lokale raportuan shpërthime të shumta, veçanërisht në distriktin Barmal të provincës Paktika, ku thuhet se u dëgjuan disa shpërthime me shpejtësi njëra pas tjetrës, një shenjë e një operacioni të koordinuar. Sipas informacionit në dispozicion, gjatë operacionit u goditën tetë objektiva .

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Informacionit e Pakistanit konfirmoi se ushtria e saj kreu sulme  ndaj strehimeve të terroristëve që besohet të jenë përgjegjëse për një valë të fundit sulmesh në vend.

Ministria pretendon se ka “prova bindëse” se këto sulme u orkestruan nga militantë që veprojnë nën drejtimin e një udhëheqjeje me bazë në Afganistan.

Qeveria pakistaneze ia ka atribuuar sulmet e fundit vetëvrasëse – duke përfshirë incidentet në Islamabad dhe zonat Bajaur dhe Bannu – grupeve që i quan  bashkëpunëtorë të afganëve, pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB