Furnizoi makinën me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet i riu në Bulqizë, i rrezikoi jetën punonjësit të karburantit

22/02/2026 09:24

Një 28-vjeçar në Bulqizë ka furnizuar makinën me naftë dhe është larguar me shpejtësi pa paguar, por gjatë arratisjes ka rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit.

I riu tashmë është arrestuar, teksa rezulton i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

“Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 21.02.2026, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB