Këndi i lojërave buzë detit në Durrës nën ujë, por nuk braktiset.

Rrebeshet e djeshme të shiut kanë lënë gjurmë në shëtitoren bregdetare “Taulantia”, në zonën e njohur si Vollga, në Durrës.

Këndi i lojërave është përmbytur, me pellgje uji që mbulojnë sipërfaqen ku zakonisht luajnë fëmijët dhe pushojnë të moshuarit. Megjithatë, kjo e shtunë me diell nuk e ka gjetur bosh.

Mundësitë e argëtimit për fëmijët në sheshe publike janë të pakta, ndaj fëmijët ngjiten në rrëshqitëse, edhe pse përfundojnë mes ujit, të lagur por me buzëqeshje.

Edhe të rriturit vijojnë lojërat e tavolinës me këmbët në ujë. Fundjava solli mot të kthjellët, ndërsa pasojat e përmbytjeve të djeshme mbeten ende të dukshme në terren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB