Kreu i ARRSH tha se situata vetëm po përkeqësohet, prandaj është e detyruar mbyllja e rrugës. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do mbeten të bllokuar në radhë pritjeje. Ndërkohë, nuk ka një afat kur do hapet rruga.
“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale.
Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku se a ndikoi gërryerja e lumit për shembjen e urës, kreu i ARRSH u shpreh se punimet ishin me leje.