Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru. Boçi u qëllua me snajper

21/02/2026 01:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi protestuesit e shtruar te Spitali i Traumës në mesnatën e të premtes. I shoqëruar edhe nga deputeti Tritan Shehu ai pa gjendjen e protestuesve, dy prej të cilëve, sipas Berishës, janë dhunuar nga policia.

Në një prononcim për mediat, lideri i opozitës tha se njëri prej protestuesve është goditur me shqelm në kokë gjatë arrestimit dhe ka hematoma të shumta. Ndërkaq, protestuesi tjetër u qëllua në kokë me një garantë gazilotësjellësi, duke marrë dëmtime të rënda.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do ti bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor”, tha Berisha.

Sipas tij “tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja. Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky”.

Berisha tha se i lënduar ka mbetur edhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë. Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminel, të droguar që kanë kryer akte të tilla”.

Pyetje: Ditën e sotme ka pasur efektivë civilë të cilët kanë shoqëruar e arrestuar protestues…

Sali Berisha: Kanë qenë policë, ata janë rrugeqër që ne do ti identifikojmë dhe i garantoj se do të përballen me pasoja shumë serioze. Sepse disa prej tyre i kemi identifikuar dhe kanë ardhur edhe rreth selisë dhe ua bëra të qartë që, hodhën bomba tymuese dhe gazi në seli, por këta kanë qëndruar edhe mbrapa për të ndjekur protestuesit dhe jo vetëm protestuesit por edhe qytetarët që kalonin në rrugë.

Ne do i identifikojmë këta. Këta nuk do konsiderohen më forca rendi, por do të konsiderohen banditë dhe do të marrin përgjigje si banditë kudo që të jenë.

Tritan Shehu: Kam për të thënë se të dy pacientët do të hospitalizohen. Njëri ka shkuar në pavion lart, ka përfunduar ekzaminimet dhe do të shtrohet. Tjetri ka bërë skanerin dhe ai do të shtrohet për tu ndjekur më tej dhe për tu mbajtur nën kontroll. Shpresojmë dhe urojmë që të mos ketë ovolucion negativ. Dua të falënderoj me këtë rast kolegët e mi që po i ndjekin dhe po i trajtojnë me mjaft seriozitet dhe me mjaft përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Sali Berisha: Për ne këta janë heronj të vërtetë të kryengritjes paqësore, sikundër janë të tillë të gjithë ata 28 qytetarët që ndodhen në qelitë e komisariateve. Dhe paralajmëroj veçanërisht atë të Komisariatit 1, një ushtar i Ergys Agasit që nëse një protestues cenohet, preket do të përgjigjet penalisht.

Edhe komisariatet e tjera. Protestuesit siç bënë me adoleshentët protestën e kaluar, të cilët i terrorizuan dhe u nxirrnin police si psikologe, edhe atë do ta gjejmë ne. Kërkoj që të trajtohen në përputhje me të gjithë ligjet dhe të mos kërcënohen, të mos u bëhet presion dhe të lirohen menjëherë, se nuk kanë kryer asnjë krim. Përkundrazi i kanë shërbyer shoqërisë dhe vendit me protestën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB