Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital
20/02/2026 20:42
Gjatë tubimit të PD-së përpara Parlamentit nuk kanë munguar as trazirat.
Protestuesit hodhën molotovë drejt policisë, me këtë të fundit që iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, një prej protestuesve shfaqet i lënduar, teksa më pas transportohet me urgjencë për në spital.
Top Channel