Ra nga një pallat në Tajlandë, humb jetën bashkëthemeluesi i ASOS Qeveria britanike refuzoi t`i japë Shteteve të Bashkuara lejen për të përdorur bazat e saj ushtarake në mbështetje të sulmeve të mundshme ndaj Iranit.
BBC kujton se në të kaluar në, SHBA-ja ka shfrytëzuar bazën RAF Fairford në Gloucestershire dhe në territorin britanik të Diego Garcia në Oqeanin Indian për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.
Sipas The Times, kritikat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së kryeministrit Keir Starmer lidhur me dorëzimin e Ishujve Chagos Mauritiusit dhe dhënien me qira të një baze të përbashkët ushtarake Britani-SHBA, mund të jenë nxitur nga refuzimi i Londrës për përdorimin e këtyre bazave.
Një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi vetëm se: “Siç ndodh zakonisht, ne nuk komentojmë mbi çështje operacionale”. Ëashingtoni sakaq e ka shtuar presionin ndaj Iranit për të kufizuar programin e tij bërthamor, duke paralajmëruar për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje.
SHBA ka zhvendosur tashmë në rajon anije luftarake, avionë dhe mjete të tjera ushtarake si pjesë e përgatitjeve për një sulm të mundshëm. Raportohet gjithashtu se ka pasur njëfarë progresi në bisedimet mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Zvicër.
Të enjten, Trump deklaroi se “brenda 10 ditëve të ardhshme, ndoshta”, do të bëhet më e qartë nëse do të arrihet një ujdi, apo do të ketë veprime ushtarake.
Bazat e RAF Fairford dhe Diego Garcias nuk u përdorën në sulmet amerikane të vitit të kaluar ndaj objekteve bërthamore iraniane. Në atë kohë, një burim i lartë britanik i mbrojtjes tha se Uashingtoni nuk kishte kërkuar leje.
Top Channel