Reshjet e dendura të shiut prekin dhe qarkun e Gjirokastrës, prani inertesh dhe bllokim të rrugëve nga rrëshqitja e dherave

20/02/2026 09:54
Foto ilustruese

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut Gjirokastër.

Në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër ka prani inertesh, por qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërsa firma kontraktore po punon në terren.

Në Bashkinë Memaliaj, rruga drejt fshatit Xhafaj, Njësia Administrative Buz, është bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Probleme me energjinë elektrike raportohen në Bashkinë Dropull dhe në një pjesë të Tepelenës, ndërsa pjesa tjetër e qarkut furnizohet normalisht.

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje, ndërsa nivelet e lumenjve Lumi Vjosë dhe Lumi Drin janë në kuota normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB