“Është hedhur gaz lotsjellës në zyrat e selisë”/ PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu edhe faljen e besimtarëve myslimanë
Kryedemokrati Sali Berisha në protestën e katërt kombëtare, i bëri thirrje qytetarëve që të mos ndalojnë protestat e kryengritjet.
Duke krahasuar qeverinë e sotme me regjimin komunist, ai shprehu se Edi Rama do rrëzohet ashtu si shtatorja e diktatorin Enver Hoxha në vitin 1991.
“Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha siç dihet vdiq në vitin 1985, por e vërteta është se diktatura e tij vazhdoi sundimin fuqiplotë që në ditës kur ne shembëm shtatoren e tij. Njëlloj sot, Edi Rama është një kufomë politike, i diskredituar, i tmerruar, por prapë njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, për sa kohë nuk e tërheqim nga zyra e tij, siç tërhoqëm babain e tij shpirtëror 35 vite më parë. Ai regjim 46 vjeçar vendosej mbi disa shtylla që peshonin mbi shqiptarët. Regjimi i sotëm bën të njëjtën gjë. Nëse Enver Hoxha i shndërroj shqiptarët në një popull fantazme, Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria, për të ndërtuar parajsën e tij dhe të hajdutëve të tij. Ngjashmëritë janë të hidhura”, deklaroi Berisha.
“Ky popull nuk është vjedhur kurrë siç vidhet sot nga Rama dhe shokët e tij. Jemi sot këtu më shumë se kurrë se ne do rikthejmë zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe se do jemi një vend normal, i bekuar siç e ka bërë zoti. Nëse Enver Hoxha përdori sigurimin kundër shqiptarëve, Edi Rama përdor bandat për të heshtur shqiptarët. Zero tolerancë ndaj krimin të organizuar. Ta dinë mirë se dhe prapa diellit po të shkojnë do t’i ndëshkojmë me forcën e ligjit. Shqipëria e lirë do shpallë vjedhjen e qytetarëve vjedhje të rëndë. Kanë filluar të ikin nga Shqipëria me shpresën se do të shpëtojnë, asnjë nga ju s’do gjejë dot vrimë miu për t’u fshehur. Pak muaj pas themelimit, pyesnin njerëzit a janë opozitë këta apo jo kur shihnin shtatoren e diktatorit, por ne e faktuam para botës dhe Shqiptarëve se jemi aty. Sot sytë e të gjithëve janë nga ne. Sot pasi u ngritëm si feniksi, e kemi faktuar”, u shpreh kryedemokrati.
“Në vitin 1991, pak muaj pas themelimit dhe me të drejtë, të gjithë ata që na shikonin, shtronin pyetjen kur shihnin shtatoren e diktatorit, a janë në opozitë këta apo nuk janë në opozitë? Por një ditë ne u faktuam shqiptarëve dhe botës se ishim opozitë, dhe ishim opozita më e guximshme e Europës. Dhe ishim opozita që u përballëm në një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor dhe e shembëm atë. Sot, përsëri, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet, zemrat e tyre janë të drejtuara tek ne, tek ne dhe vetëm tek ne. Por në qoftë se 35 vite më parë me të drejtë pyesnin, a janë apo nuk janë në opozitë këta, sot pas betejave tona, pasi u ngritëm si Feniksi nga hiri, nuk pyet kush më jemi apo nuk jemi, jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërteta”.
Top Channel