Ra nga një pallat në Tajlandë, humb jetën bashkëthemeluesi i ASOS

20/02/2026 14:09

Bashkëthemeluesi i gjigantit të modës online ASOS, Quentin Griffiths, ka humbur jetën pasi ra nga një pallat i lartë në qytetin bregdetar Pattaya, në Tajlandë.

Sipas hetuesve, 48-vjeçari britanik, u gjet i pajetë më 9 shkurt jashtë një hoteli luksoz ku qëndronte si rezident afatgjatë. Policia tha se ai ndodhej i vetëm, dhoma ishte e mbyllur nga brenda dhe nuk u gjetën shenja dhune ose hapje dyersh me forcë, ndërsa autopsia nuk evidentoi prova për vepër penale.

Griffiths bashkëthemeloi ASOS në Londër në vitin 2000 së bashku me Nick Robertson, Andrew Regan dhe Deborah Thorpe. Kompania, emri i së cilës vjen nga shprehja “As Seen On Screen”, u rrit në një treg global të modës online me qindra marka dhe linjat e veta.

Sipas policisë, ai ishte i përfshirë në dy procese gjyqësore dhe kishte një mosmarrëveshje ligjore me bashkëshorten e dytë, shtetase tajlandeze, lidhur me një biznes të përbashkët. Ndër aksionerët më të mëdhenj të kompanisë janë miliarderi danez Anders Holch Povlsen dhe Mike Ashley, pronar i Frasers Group.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB