“Është hedhur gaz lotsjellës në zyrat e selisë”/ PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu edhe faljen e besimtarëve myslimanë 20/02 21:32
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi fillimin e protestës së katërt kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan: “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.”
Reagimi i tij vjen gjatë protestës së PD-së, me protestuesit që hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.
Top Channel