“BE e vlerëson punën e SPAK”/ Intervista e ambasadorit Gonzato: Shqipërisë i duhet anëtarësimi, lufta kundër korrupsionit është thelbësore
Sali Berisha këmbëngul se opozita organizon protesta paqësore, duke u distancuar nga protestuesit të cilët protestën e shkuar përdorën molotovë dhe lëndë piroteknike.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, pyeti kreun e PD lidhur me vendimin e Policisë së Shtetit, e cila nuk i dha leje opozitës për protestën, ndërsa Berisha tha se molotovët nuk i organizion Partia Demokratike.
“Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk ka asnjë impresion opozita.
Do të vazhdojmë gjer në fitore të plotë. Këta minj që po ikin do të kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite dhe, në momentin kur merr vesh që është lëshuar fletë-arresti, ia mbath dhe ikën… Së pari, korrupsioni do të shpallet krim i rëndë; largimi do të shpallet krim që dyfishon dënimin.
Kjo do të thotë se do të kalben në burg për këtë largim që bëjnë. Skenari është atje. Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve”-tha Berisha.
Top Channel