Ndalimi i pezullimit me vendim gjykate i krerëve të shtetit, zbulohet propozimi me firmat e Ramës, Ballës e Manjës: Përfshihen edhe anëtarët e Kushtetueses

20/02/2026 15:15

Shumica socialiste avancon nismën me ndryshimin e nenit në Kodin e Procedurës Penale për pezullimin e zyrtarëve shtetëror.

Ky është dokumenti siguruar nga Top Channel me firmat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës nismëtar të këtij ndryshimi.

Projekt propozimi me firmat e tyre i ka vajtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi për ta kaluar për diskutim në konferencën e kryetarëve e më pas për diskutim në Komisionet parlamentare.

Projektligji parashikon vetëm 1 shtesë në neni 242 të kodit të procedurës penale. Në variantin final çuar Parlamentit parashikohet se:

Ky zhvillim është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Delegacioni i BE-s në Tiranë.

Dy ditë më parë i pyetur për iniciativë ligjore të shumicës socialiste kreu delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato deklaroi se “ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor dhe që të mos prekin parimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016”.

“Presim”, theksoi Silvo Gonzato, “që qeveria shqiptare të konsultohet me ne për çdo iniciativë”.

Shtesa e propozuar në këtë nen prodhoi kundërshti të forta prej opozitës në seancën e të enjtes në Parlament duke e konsideruar si një mburojë përballë hetimeve të ardhshme të SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB