Ra nga një pallat në Tajlandë, humb jetën bashkëthemeluesi i ASOS
Një udhëtim gjashtë-orësh, po aq pritje dhe vetëm gjashtë shkrepje aparati i mjaftuan fotografit të Reuters, Phil Noble, për të realizuar foton e ish-princit Andrew teksa largohej nga stacioni i policisë pas lirimit.
Fotografi me bazë në Mançester tregoi se udhëtoi drejt Norfolkut sapo u përhap lajmi për arrestimin dhe u pozicionua pranë stacionit të policisë në Aylsham, ku ndodheshin edhe gazetarë të tjerë. Pas më shumë se gjashtë orësh pritjeje dhe në momentin kur po largohej drejt hotelit, ai mori njoftimin se makina e Andrew po dilte nga stacioni.
Noble u kthye dhe arriti të fotografojë dy makinat që po largoheshin. Nga gjashtë fotot e realizuara, vetëm njëra kapi momentin vendimtar: ish-princin të ulur në pjesën e pasme të makinës. Sipas tij, fotografimi i një automjeti në lëvizje kërkon jo vetëm përvojë, por edhe fat.
Top Channel