Mbeti i vrarë me thikë pas sherrit, viktima ish-polic i burgjeve
20/02/2026 16:28
Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dyshohet se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.
Në rrugën Kongresi i Lushnjës, afër një fast-food Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
Top Channel