Masakra e Urës Vajgurore me katër policë të vrarë, GJKKO refuzon kërkesën e Fran Marashit për shfuqizimin e urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë

20/02/2026 16:40

Fran Marashi ka paraqitur një kërkesë më 30 janar për të kundërshtuar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, i cili përcaktonte vendosjen e tij në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë.

Kërkesa e tij është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim të shqyrtimit, gjykata ka vendosur që të shpallë papranueshmërinë e kërkesës penale të Marashit. Sipas gjykatës, çështja ka mbetur pa objekt, duke e refuzuar kërkesën për shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë.

Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një periudhe prej 15 ditësh, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Marashi u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB