Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë
20/02/2026 19:32
Opozita ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë, të thirrur nga lideri i PD-së, Sali Berisha.
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit filluan hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë.
Reagimi i forcave policore ishte i menjëhershëm, të cilat hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit.
Top Channel