Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të premte
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ish deputeti akuzohet se ka treguar sekretet shtetëror, episode të cilat dolën në aplikacionin Sky Ecc ku një person me emrin Juri jep informacion se do të vinte policia për aksione dhe kjo kategorizohet nga SPAK si nxjerrje sekreti.
Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor ish deputetin socialist dhe e dënoi me tre vjet burg nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dy vite.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129,
datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon: – Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026.”-thuhet në njoftim.
Top Channel