Ish-princi Andrw lirohet nga arresti dhe hetohet në gjendje të lirë, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

20/02/2026 08:51

Policia britanike ka liruar Andrew Mountbatten-Windsor pas arrestimit për dyshimin e keqpërdorimit të detyrës publike mëngjesin e djeshëm.

Ish-princi u fotografua duke u kthyer në pronën e tij në Sandringham Estate, Norfolk, pasi ishte parë duke dalë nga stacioni i policisë në Aylsham. Policia e Thames Valley tha në një deklaratë se ai është liruar por ndodhet “nën hetim”. Ndërkohë kontrolli policor në Royal Lodge vazhdon.

Megjithëse policia nuk ka dhënë detaje, arrestimi lidhet me aktivitetet e tij gjatë kohës si i dëerguar tregtar dhe pas raportimeve mbi dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në lidhje me hetimin mbi Jeffrey Epstein.

Andrew ka mohuar më parë çdo akuzë në lidhje me Epstein.  Vëllai i tij, Mbret Charles, tha se “ligji duhet të ndjek rrugën e vet” dhe se autoritetet kanë “bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”.

Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu reagoi, duke e përshkruar situatën si “shumë të trishtë”, ndërsa një kongresmen demokrat tha për BBC-në se zhvillimet po ndiqen me kujdes në Amerikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB