Përplasen dy automjete në aksin “Elbasan-Bradashesh”, lëndohen drejtuesit dhe katër pasagjerë Duke nisur nga dita e diel, nis përmirësimi i motit në vendin tonë, pas shumë ditësh me shi.
Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi sesi do të jetë moti në ditët në vijim.
“Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushtet atmosferike relativisht të paqëndrueshme me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut, por nuk do të mungojnë dhe shtrëngatat e afatshkurta kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë nga drejtimi na kuadrati i jugut me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 3-4 ballë.
Përmirësim të kushteve atmosferike pritet nga dita e diel dhe javën që presim, fal ndikimit të masave ajrore me origjinë jugperëndimore relativisht të thata, e cila do të bëjë që kushtet atmosferike të përmirësohen dhe parashikohet që moti të jetë i kthjellët dhe vranësirat të pakta deri në mesatarisht përgjatë relieveve malore.
Përsa i përket kushteve termike, temperaturat në vlerat maksimale përgjatë fundjavës parashikohet të jenë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në javën që presim temperaturat parashikohet të kenë rënie, në vendet malore parashikohen -1-10 gradë Celsius, në vendet e ulëta 2 dhe 15 gradë Celsius, në bregdet 3 dhe 16 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali.
Top Channel