Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari në Sarandë

20/02/2026 12:06

Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake, si dhe e ka kërcënuar atë.

I riu, shtetasi me iniciale E.M., është shpallur në kërkim

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB