Detajet nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një fast-food, policia shpall në kërkim dy persona

20/02/2026 17:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premte, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë pas një konflikti të çastit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Egli Pashollari pati një konflikt me një grup të rinjsh në një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Pasi doli nga fast-foodi, dy autorët i bënë pritë dhe njëri prej tyre e goditi me thikë në shpinë.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy persona për këtë ngjarje të rëndë.

Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB