Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Kush përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, do t’i heqim vizën

20/02/2026 14:20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në një postim në rrjetet sociale.

Rubio shprehet se do t’i hiqet viza çdo vizitori, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-së dhe sigurinë kombëtare.

“SEKRETARI RUBIO: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, shprehet Rubio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB