Mbreti Charles III në sfilatë mode në Londër pas arrestimit të vëllait të tij
Trump ka ndarë një mesazh gjatë fjalës së tij në Uashington, ku u shpreh se SHBA do të akordojë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.
“Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit. Edhe ata që kanë predikuar ekstremizmin duan paqe. Është koha që Irani të bashkohet me ne dhe të përfundojë atë që po bën. Ai nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin në të gjithë rajonin.
Me angazhimin që ka bërë sot, Bordi i Paqes ka treguar se jep zgjidhje: më pak fjalë, më shumë veprim, sepse mund të flasim shumë për paqen, por nuk bëjmë shumë.
Vende sovrane do të marrin përgjegjësi dhe një e ardhme më e mirë mund të ndërtohet. SHBA do të japë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur mbështetje të madhe, është një shumë e vogël krahasuar me kostot e luftës”, u shpreh Trump.
Top Channel