“Nuk e prish unë procesin e integrimit”, Spiropali i përgjigjet Tabakut: Jorida është e shqetësuar për pengesat që na dalin, rrini të qetë, negociatat do të mbyllen

19/02/2026 14:03

Nga seanca plenare ku prezantoi Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, tha se raportet ndërkombëtare për Shqipërinë tregojnë se vendi ynë po bën progres në rrugën drejt BE-së.

Duke iu drejtuar deputetes së PD-së, Jorida Tabakut, Spiropali tha se askush nuk e mban dot peng procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe negociatat do të mbyllen brenda vitit 2027.

“Jo vetëm që nuk ka mbrojtje të askujt, as akuzat s’i bëjmë ne, as në gjykatë nuk i mbrojmë ne, as institucionet e pavarura nuk i kontrollojmë ne. Ne shohim raportin e progresit të BE-së që si duket nuk e keni lexuar. Sa herë një reporter nuk ka folur në favorin tuaj, ju i keni shpallur shokë partie. Drafti do t’i paraqitet Parlamentit Europian, do të jetë edhe drafti që do të miratohet. Aty del që Shqipëria vit pas viti bën progres. Jorida e di se është e shqetësuar për çështjen e pengesave që i dalin Shqipërisë, asnjë njeri, as një çështje, as një parti, nuk e mbajmë dot peng këtë proces. Ju mund të rrini të qetë se do t’i mbyllim negociatat me BE-në brenda vitit 2027“-u shpreh Spiropali.

Ky duhet të ishte një debat për procesin e integrimit. Sot ndodhemi në një moment të vështirë. Nuk e prish unë procesin që komunikoj dhe ngre shqetësimet, por ju që nuk zbatoni detyrimet që keni marrë përsipër. Lufta ndaj korrupsionit është rruga kryesore për të shkuar në BE. Raporti ju thotë që pengesa më e madhe sot është mbrojtja politike që ky parlament po i bën mandatit të zv.kryeministres. Dy muaj po e tërhiqni zvarrë. Nuk ka asnjë vend në rajon që ka pasur rekordin negativ që ka pasur Shqipëria. Për këtë duhet ta keni ju turpin”-u shpreh Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB