Sot negociatat trepalëshe Rusi-SHBA-Ukrainë, i dërguari i posaçëm i Trump: Kemi bërë progres të konsiderueshëm

18/02/2026 07:23

I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, vlerësoi sot atë që ai e quajti “përparim të konsiderueshëm” në negociatat midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Suksesi i Presidentit Donald Trump në sjelljen e të dyja palëve në tryezën e bisedimeve ka çuar në përparim të konsiderueshëm”, tha negociatori amerikan nëpërmjet X, ndërsa dita e dytë e bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Gjenevë, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, fillon brenda disa orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB