Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe rritja së fundmi e pagës minimale ka vështirësuar punën e sipërmarrësve të fasonerive duke shkaktuar humbje në fitimet e tyre dhe rritur ndjeshëm kostot.
Fitimet e sektorit ranë në 8 miliardë lekë në janar 2026, me një humbje prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërmarrja e një politike të tillë për pagën minimale ka dëmtuar rëndë sektorin sipas sipërmarrësve.
“Ka pasur ndikim faktori i rritjes e pagës minimale. Duhet të ishte në bazë të aftësive të punonjësve. Është shkurtuar hendeku i rritjes se e gijtha shkon për TAP-in”, u shpreh Edvin Prence.
Operatorët e sektorit paralajmërojnë se rritja e shpejtë e pagës minimale, pa politika mbështetëse për industrinë, po nxit më tej mbylljen e fabrikave dhe po zhvendos prodhimin drejt vendeve më të lira.
“Vetëm në 2025 ka pasur 10 mijë vende pune të shkurtuara. Po trend po vazhdon akoma më shumë. Në fund të shkurtit mbyllet një fabrikë e rëndësishme që furnizonte dhe të tjerët dhe mbante 500 punëtorë. Ka mungesë të strategjisë sesi mendon të mbështesë prodhuesit këto po orientojnë biznesin të largohet”, tha Prence.
As garancitë sovrane nuk i kanë ndihmuar fasoneritë të ngrenë kokë.
“Mund të themi që nuk kanë pasur efekt për biznesin sepse mënyra e aplikimit të këtyre garancive e paaplikueshme nga bizneset”, tha ai.
Fasonët përbëjnë një ndër sektorët më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare të cilët po ndikojnë më së shumti në tatëpjetën e ndërmarrë tashmë prej më shumë se 3 vitesh.
Top Channel