“Nuk jam kriminel siç përshkruan aktakuza e prokurorisë”/ Jakup Krasniqi në Hagë: Për 5 vite më janë mohuar të drejtat e njeriut Parlamenti Europian ka dhënë një mesazh të qartë të Tiranë sa I përket sjelljes së maxhorancës dhe opozitës.
Kreu i komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister tha në një konferencë për shtyp se shumica duhet të përfshijë opozitën në dialog politik dhe kjo e fundit të heqë dorë nga protestat e dhunshme.
“Integrimi në BE është një proces që mbështetet në merita. Ne e vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet në Shqipëri, por jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik. Duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik në vend. Nga njëra anë, shumica duhet të ofrojë dhe të angazhojë në dialog opozitën dhe opozita duhet të përfshihet më shumë në këtë dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, tha McAllister.
Duke iu referuar raportit të fundit të Transparency International për perceptimin e korrupsionit, ai deklaroi “Ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur por jo ende në nivelin e kënaqshëm. Në raportin e fundit të TIA Shqipëria renditet 11 vende më poshtë. Është e nevojshme të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, të mos ketë ndërhyrje politike në strukturat e drejtësisë dhe politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vetë shembullin”.
“Dëshirojmë të shohim një reformë reale zgjedhore, që të bëhet në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve, të përfshijë opozitën dhe të vërë në jetë rekomandimet e OSBE-ODIHR”.
Top Channel