Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave nga SPAK, Gonzato: Do e konsultojmë me qeverinë, të mos preket Reforma në Drejtësi e 2016

18/02/2026 14:21

Partia Socialiste ka çuar në Parlament një draft për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që pengon pezullimin nga detyra të Presidentit, Kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrave dhe gjyqtarëve të Kushtetueses.

I pyetur për këtë iniciativë ligjore në konferencën e sotme për shtyp, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, preferoi që t’ia linte përgjigjen ambasadorit të BE-së në vendin, Silvio Gonzato.

Ky i fundit tha se nuk kishte koment specifik për çështjen, por qëndrimi i Brukselit është i qartë: të mos preket reforma në Drejtësi e 10 viteve më parë.

“Ne I ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor. Jo vetëm që jemi të merakosur lidhur me harmonizimin e tyre me ligjet e BE-së, por që të mos prekin reformën e Drejtësisë të vitit 2016. Sa i takon prekjes apo ndikimit në këtë rast, nuk do kisha një koment”, tha Gonzato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB